Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Sonte në orën 18:45 në stadiumin Sukru Saracoglu do të zhvillohet ndeshja mes Fenerbahce dhe Union Saint-Gilloise për raundin e parë të Europa League. Duke folur në konferencën për shtyp, José Mourinho e la veten të shfrynte inatin me një shpërthim shumë të ashpër në lidhje me pritjen e gjatë për konferencën e pas ndeshjes kundër Galatasaray, e humbur 1-3. Një episod që tërboi portugezin, i cili vendosi të braktiste takimin me shtypin.
MOURINHO: “PRITA MË SHUMË SE NJË ORË”
“Kam 24 vjet që jam trajner dhe gjatë karrierës sime nuk i jam shmangur asnjëherë një konference për shtyp – komentoi portugezi -. Nuk kam pasur frikë nga pyetjet e gazetarëve. Megjithatë, duhet të ketë kufij. Në fund të ndeshjes prita më shumë se një orë, sepse konferenca e kolegut tim ishte ende në zhvillim e sipër. Nuk është e mundur të presësh një kohë të pacaktuar për të folur me median”.
Lexo më tej: Video/ Mourinho jashtë Champions e me justifikimin gati: “Nëse flas futem në telashe”
“SJELLJE MOSRESPEKTUESE”
“Vendimi im për të mos marrë pjesë në konferencë nuk ishte i lidhur me rezultatin – vazhdoi Murinho –. Por vetëm me këtë aspekt. E njëjta gjë do të ndodhë në ndeshjen e radhës, intervistën flash do ta bëj menjëherë pas ndeshjes, sepse kështu funksionon. Pastaj është normale të presësh 15 ose 20 minuta, por jo 70, është mungesë respekti”.
The post Mourinho shfryn nervat në konferencë për shtyp: “E papranueshme të presësh 70′ për një intervistë” appeared first on Lapsi.al.
