Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Apeli lë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në lidhje me deputetin e PD Ervin Salianji. Në fjalën e tij për mediat, Salianji tha se Gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur.
Ai u shpreh se seanca e kaluar u shty për t’i dhënë mundësi Fatmir Xhafajn për të sjellë nëpërmjet avokatëve të tij, vendimin me vulën e butë. Salianji deklaroi se ndihet sot si i dënuar politik.
“Siç e ndoqët në seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Fatmir Xhafaj ka ndërtuar këtë proces, për të sjellë vendimmarrjen me vulë të njomë. Gjykata pranoi provën.
Është njësoj sikur të të gjykojë një funksionar i PS-së. Një nga gjyqtaret është kunata e Belinda Ballukut.
Një tjetër është që do të shkojë në GJL dhe për të shkuar të Gjykatën e Lartë unë vras njeri ka deklaruar. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni e propaganda dikur. Kam bërë një betejë për shoqërinë.” – u shpreh Salianji.
“Unë kam bërë një shërbim të madh për interesin publik. Nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës. Do ta bëj këtë betejë. Në të ardhmen do keni procese jo Babale, por Mamale.
Jam i nderuar, kam një medalje e cila shndrit në të gjithë karrierën politike. Do diskutojmë prapë për ti hyrë procesit në themel.
E gjitha kjo bëhet para para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, tha deputeti i PD.
The post Salianji pas dënimit: Vendim i parapërgatitur, si të të dënojë një funksionar i PS appeared first on Lapsi.al.
