Berisha: Olsi Rama dhe Geron Xhafaj bllokuan për 8 muaj ligjin për lojërat e fatit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri akuza të shumta në drejtim të qeverisë së Edi Ramës dhe ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në tubimin e përnatshëm pranë banesës së tij. Berisha tha Salianji u burgos padrejtësisht sepse guxoi të denoncojë krimin e organizuar. Sipas Berishës, ky rast tregon për lidhjet e ngushta të qeverisë me trafikun e drogës dhe përpjekjet për të shtypur opozitën.

“Burgosja e nënkryetarit të grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji nuk erdhi në këtë regjim si rrufe në qiell të hapur. Jo, erdhi përkundrazi, si një akt kriminal i shëmtuar i përpjekjeve makabre të mafies shqiptare e ndërkombëtare për një Shqipëri pa opozitë, për një Shqipëri parajsë të krimit, për një Shqipëri të zbrazur nga shqiptarët” – tha Berisha.

Berisha ka akuzuar me tone të ashpra qeverinë e Ramës për arrestimin dhe burgosjen e Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një akt kriminal që synon të zhdukë opozitën dhe ta kthejë Shqipërinë në një parajsë për krimin e organizuar.

“Pikërisht në këtë moment ai zgjodhi dënimin me burg të Ervin Salianjit, sepse provoi lidhjet e shtetit me drogën, lidhjet e Edi Ramës dhe të Fatmir Xhafës, Olsi Ramës me Gerondin që drejtonte trafiqet dhe lojërat e fatit nga Vlora dhe që mbanin për Olsin dhe Gerondin, vëllezërit kriminelë në pushtet, 8 muaj pa votuar ligjin për lojërat e fatit. Sepse, jo interesat e qytetarëve, por interesat kriminale të vëllezërve të tyre sundonin mbi parlamentin, mbi ligjin” – tha Berisha.

Berisha ka bërë thirrje për mobilizim të opozitës dhe të gjithë shqiptarëve kundër atij që e quajti “regjim i Edi Ramës”. ©LAPSI.al

The post Berisha: Olsi Rama dhe Geron Xhafaj bllokuan për 8 muaj ligjin për lojërat e fatit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *