Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
I shoqëruar nga tre automjete, deputeti Ervin Salianji ka mbërritur pak minuta më parë në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin. Më herët sot, Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës, pavarësisht rezistencës së shfaqur nga deputetët e tjerë të Grupit Parlamentar të PD-së.
Deputeti demokrat u dënua me një vit heqje lirie pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin e tij për veprën penale të kallëzimit të rremë.
The post Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit appeared first on Lapsi.al.
