Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Mësohet se deputeti Ervin Salianji do ta kryejë vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit, që është burg i sigurisë së zakonshme, ndëkohë që po vlerësohet me kë do të qëndrojë në qeli, një procedurë kjo që ndiqet për çdo të dënuar.
Përpara se një i dënuar/ i parabugosur të futet në sektorë vlerësohet nga një ekip kategoria e veprës, nëse ka apo jo konflikte, që në rastin e Salianjit janë nëse ka apo jo kundërshtarë politikë në burg e të tjera.
Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës një ditë pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin e PD.
The post Zbardhet vendimi i Apelit, ja ku do ta kryejë dënimin Ervin Salianji appeared first on Lapsi.al.
