Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Dinamo ka marrë dy fitore e dy barazime në katër javë që Ilir Daja ka drejtuar blutë nga pankina. Por më shumë se vetë pathyeshmëria e 8 pikët nga 12 të mundshme, krijojnë efekt skuadrat me të cilat nëndetësja është përballur. Debutim 2-2 me Partizanin, pastaj fitorja në shtëpi me Skënderbeun, barazimi në Niko Dovana me Teutën dhe fitorja me përmbysje me Vllazninë.
Shkodranët ishin skuadra më në formë e momentit, përveçse kryesuese e renditjes. E me avantazhin e Salës u duk se Daja do të pësonte humbjen e parë, por në fund ndodhi gjithcka me Itodo e Bregun që përmbysën situatën.
Lexo më tej: Video/ Torraj shpëton Teutën nga humbja: super goli i Zabërgjas nuk mjaftoi për Dinamon
Tekniku në fakt ka treguar edhe një prapaskenë në përfundim të ndeshjes, mbi mënyrën si motivoi skuadrën për të kthyer rezultatin: “Që kur erdha thashë që këto javë të para duhet të jemi cinik për të marrë pikë e për të rikuperuar gjendjen psikologjike. E ndjemë pjesën e parë për meritë të Vllaznisë. Kishim probleme personaliteti në fushë. Në pushim nuk u mora fare me anën taktike, u thashë djemve: Humbeni ndeshjen, por humbeni si duhet dhe jo kështu si në pjesën e parë”.
Vendimtar kartoni i kuq për Salën në minutën e 51′, pas së cilës kuqeblutë nuk mundën dot më të rezistonin. E për këtë motiv edhe tekniku i shkodranëve Thomas Brdaric ka rezerva: “Nuk e kuptoj arbitrin në disa raste. Në një rast lojtari ynë u godit në kavilje dhe ajo është direkt karton i kuq. Më duhet ta shoh më pas këtë rast”, tha ai pas ndeshjes.
The post “Humbeni ndeshjen, po humbeni si duhet”: ja si ndryshoi Ilir Daja fatet e një ndeshjeje që po shkonte keq appeared first on Lapsi.al.
