Juventus, mbrojtje rekord e Vlahovic i rigjetur. Thiago Motta “Mund të arrijmë larg, ai është një leader”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Juventus u zhbllokua dhe Thiago Motta mund të buzëqeshë pas fitores 3-0 ndaj Genoas “të tij” me një pjesë të dytë të mrekullueshme, në të cilën trajneri i bardhezinjve, me disa ndryshime në pushim, bëri pjesën e tij: “Duke futur në qendër Yildiz dhe duke liruar hapësirat në krahë ai e gjeti veten në një situatë më të mirë për shkak të karakteristikave të tij – komentoi trajneri i Juventus -. Por në pjesën e dytë pati shumë më tepër harmoni mes lojtarëve në fushë. Pas avantazhit ishte e qartë se Genoa do ta kishte më të vështirë ndaj lojtarëve tanë që kanë kualitet, pastaj me Vlahovic sulmuam në mënyrën e duhur dhe në mënyrë të rrezikshme”.

Juventus bëri kthesën për sa i përket performancës në pjesën e dytë: “Në pushim lojtarët folën me njëri-tjetrin për të kuptuar se çfarë mund të bënim më mirë, por nuk është hera e parë. Unë dhashë indikacionet e mia taktike, por sot ata bënë shumë mirë të gjithë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme sepse kam një grup të fortë që nëse punojnë së bashku mund të bëhen edhe më të fortë”.

Lexo më tej:Superlojtari i Vlahovic: “Pozicionimi i Lautaro, fiziku i Haaland e shpejtësia e Osimhen”

Juventus nuk ka pësuar ende gol pas gjashtë javësh dhe është hera e parë në historinë e tyre: “Është sigurisht një shifër e rëndësishme sepse tregon se jemi një ekip solid, por meritat i shkojnë të gjithëve, duke filluar nga sulmuesit që ndihmojnë. Faza e mbrojtjes bëhet si skuadër, u mbrojtëm së bashku dhe me sakrificë të madhe, duke bërë përpjekje për të rikuperuar topin dhe për të mbrojtur portën tonë. Të mos pësosh gola është thelbësore për të aspiruar objektiva të mëdha”.

“VLAHOVIC, NJË LIDER”

Vlahovic shënoi një dygolësh, duke lënë pas vetes një moment të komplikuar: “Ai po bëhet gjithashtu një lider pozitiv në komunikim dhe gjuhën e trupit, edhe pse ndonjëherë duhet të përmirësohet në qëndrimin në lojë dhe në harmoni me shokët e tij. Ai gjithmonë jep gjithçka në fushë dhe në stërvitje – vazhdoi Motta për DAZN -. Kur e zëvendësoj atë si kundër Napolit, nuk është çështje personale, por sepse mendoj se skuadra ka nevojë për diçka tjetër. Ai e di që është i rëndësishëm për ne dhe duhet të vazhdojë kështu”.

The post Juventus, mbrojtje rekord e Vlahovic i rigjetur. Thiago Motta “Mund të arrijmë larg, ai është një leader” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *