Fondi i Katarit shpall tenderin e Konsulencës për Ndërtimin e Sheshit Katar në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Fondi për Zhvillim i Katarit dhe Bashkia e Tiranës kanë firmosur marrëveshjen për sheshin fundor te ‘Bulevardi i Ri’, i cili di të quhet sheshi “Katar”

Marreveshja, me grantin 11 milionë euro është firmosur në 24 korrik 2024 nga drejtori i Fondit për Zhvillim i Katarit, Sultan Ahmad Al Asseri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

I pranishëm ishte edhe ambasadori i Katarit në Tiranë, Jabor Ali H.A. Al Dosari.

Sheshi “Katar”, do të ketë 200 vende parkimi nëntokë; do të ketë edhe një seri lulishtesh, impiant të pastrimit të ujit të lumit, i cili do të filtrohet për ta kthyer sheshin në një hapësirë rikrijuese, çlodhëse, që do i shtojë vlerën e pronës. Ky shesh do të shërbejë edhe si një lidhje organike me Kamzën.

Në kuadër të kësaj marrevëshje Fondi i Katarit për Zhvillim shpall tenderin publik: Ofrimi i Shërbimeve të Konsulencës për Ndërtimin e Sheshit të Katarit në Shqipëri S.B

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *