Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
SHBA përdori një duzinë përgjuesish kundër raketave iraniane të lëshuara drejt Izraelit. Lajmin e konfirmoi Pentagoni. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Jake Sullivan e quajti sulmin një “përshkallëzim të rëndësishëm nga Irani”.
Ushtria izraelite tha se rreth 180 raketa u hodhën në Izrael të mërkurën, shumica e të cilave u kapën në ajër. Presidenti iranian Massoud Pezeshkian e ka mbrojti sulmin, duke e quajtur atë një përgjigje “vendimtare në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve iranianë”.
Në një konferencë për shtyp në Pentagon, gjeneralmajor Patrick Ryder tha se dy shkatërrues të marinës amerikane u përdorën për të lëshuar përgjuesit kundër raketave. Ai nuk konfirmoi nëse ata goditën ndonjë nga raketat iraniane duke shtuar se informacionet janë ende duke u verifikuar.
Ai tha se sulmi i së martës ishte rreth “dyfishi i shtrirjes” së sulmit të prillit të Iranit për sa i përket raketave balistike të përdorura. Gjeneral Major Ryder shtoi se Pentagoni nuk ishte në dijeni të ndonjë paralajmërimi për sulmin.
Duke folur në një konferencë të veçantë në Shtëpinë e Bardhë, Sullivan tha se ishte “e rëndësishme që SHBA ishin në gjendje të masnin hapat me Izraelin dhe të krijonim një situatë në të cilën askush nuk u vra në ky sulm në Izrael”. Ai shtoi se SHBA tani do të shqyrtojë “hapat e duhura të ardhshme” për të siguruar interesat amerikane dhe “për të promovuar stabilitetin në masën maksimale të mundshme”.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha në një deklaratë se sulmet ishin në përgjigje të vrasjes së Izraelit të një komandanti të lartë të IRGC-së dhe udhëheqësve të milicive të mbështetura nga Irani në rajon. Ai përmendi vrasjet e shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe komandantit të IRGC-së, Abbas Nilforoshan në Liban fundjavën e kaluar.
Ai gjithashtu iu referua vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran në korrik. Ndërsa Izraeli nuk e ka pranuar se qëndron pas vdekjes së Haniyeh, besohet gjerësisht se ai është përgjegjës. ©LAPSI.al
The post Prapaskena/ SHBA ndihmoi Izraelin të shkatërronte raketat iraniane appeared first on Lapsi.al.
