Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Mbrëmje e madhe e Champions League sonte me Bayern Munich, Liverpool, Juventus e Real Madrid në fushë. Ndeshje të rëndësishme, sidomos për ata që nuk kanë mundur dot të marrin pikë të plota në raundin e parë.
JUVENTUS I PATHYER
Do të jetë sërish një provë e madhe për Thiago Motta, i cili tashmë është i detyruar të gjykohet me formulë përfundimtare pas çdo ndeshjeje. Për të dhe për Juventus ka një lajm të mirë: kanë barazuar pa gola vetëm tre herë, ndërsa në ndeshjet e tjera kanë një mesatare prej tre golash të shënuar (përveç faktit se kanë pësuar vetëm një gol në 7 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës). Të dilnin pa dëme nga fusha e Leipzigut nuk do të ishte ndonjë lajm i keq, por dihet që, nëse bardhezinjtë nuk shënojnë, fillojnë gjykimet.
Lexo më tej: Video/ Yildiz shënon si Del Piero e feston si ai, duke i thyer rekordin historik: shihni golat të krahasuar
Rose ka ndjekur “logjikën Red Bull” të klubit, që ka si armë kryesore agresivitetin dhe shpejtësinë. Juventus duhet të përpiqet të mbështetet te mbrojtja e saj kundër një sulmi të fuqishëm si ai i Sesko dhe Openda, me ndihmën nga krahët të Nusa dhe Xavi Simons. Thiago Motta rikthen Savona dhe Cambiaso në krahët e mbrojtjes, ndërsa pjesa tjetër do të jetë skuadra e zakonshme me Fagioli si mesfushor të tërhequr prapa katërshes (nga e djathta Nico, McKennie, Koopmeiners dhe Yildiz) që vepron pas shpinës së Vlahovic.
NË STROFULLËN E LIVERPOOL
Nëse ka një provë të vërtetë europiane të së mërkurës, është ajo që pret Bologna, e drejtuar nga Italiano, një skuadër që nuk pëson shumë, por që vuan shumë në fazën sulmuese. Në Anfield, sfida e vërtetë do të jetë për të përballuar makinerinë e golave të Slot. Salah, Szoboszlai, Gakpo dhe Darëin Nunez, me ardhjen nga pankina të Luis Diaz dhe Diogo Jota, janë një provë mëse e vlefshme për të testuar fazën mbrojtëse të emilianëve. Italiano, megjithatë, nuk heq dorë nga treshja sulmuese me Odgaard dhe Ndoye në ndihmë të Castro.
ATALANTA NË FUSHË ASNJËANËSE
Në fushën neutrale të Gelsenkirchen, Atalanta duhet të rifillojë nga barazimi i mirë në shtëpi me Arsenal, në debutimin e tyre në Champions, duke lënë pas paraqitjet e dobëta të disa ndeshjeve të këtij fillim kampionati. Kundër Shakhtar, i cili bllokoi Bologna me rezultatin 0-0 në Dall’Ara dy javë më parë, Gasp kërkon që skuadra e tij të rigjejë vrullin ofensiv që kohët e fundit ka rënë. Për këtë, ai mbështetet te ajo që duket tashmë sulmi titullar me De Katelaere dhe Lookman në krahë dhe Retegui në qendër të sulmit.
League Stage Champions League
18:45 Girona vs Feyenoord
18:45 Shakhtar Donetsk vs Atalanta
21:00 Aston Villa vs Bayern Munich
21:00 Benfica vs Atletico Madrid
21:00 Dinamo Zagreb vs Monaco
21:00 Lille vs Real Madrid
21:00 Liverpool vs Bologna
21:00 RB Leipzig vs Juventus
21:00 Sturm Graz vs Club Brugge
The post Leipzig, Liverpool e Shakhtar: natë provimesh për italianet në Champions appeared first on Lapsi.al.
