Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ylli në ngjitje i socialistëve, Helena Kaçe, nuk ka duruar dot më. Gjaku i ndezur në venat e saj e ka nxjerrë kësaj radhe në luftën frontale me opozitën. Atë që s’e bëjnë dot analistët e paguar nëpër studio, përfshi edhe takëmin e ri të përzgjedhur nga zyra e propagandës së qeverisë, ka vendosur ta bëjë studentja që për herë të parë u faneps në Kongresin e PS e më pas la nam në emision me spiropalizimin e tejskajshëm të saj. Kësaj radhe Helena shpjegon rebelimin e PD prej dënimit të Salianjit. Ajo thotë se PD duhet të kërkojë falje për këtë sjellje sepse është sajuar një kallëzim i rremë ndaj një qytetari të pafajshëm. Gjithë monologu i Helenës është një manual patetik se si të rinjtë naivë si ajo keqpërdoren kaq rëndshëm nga pushtetet e korruptuar. Video më poshtë s’na nevojë për më shumë koment.
View this post on Instagram
The post Rama lëshon Helenën në sulm për “Babalen”: Jam pa fjalë, opozita duhet të kërkojë falje… (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.
