Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ka qenë një natë e trazuar për Romën në Boras të Suedisë, në pritje të ndeshjes së sotme në Europa League kundër Elfsborg. Në fakt, rreth orës 2:30 të mëngjesit, një grup i vogël prej rreth 20 tifozësh suedezë, me sa duket ultras, shkuan në hotelin Quality, strukturë në qendër, ku po qëndrojnë verdhekuqtë, për t’i prishur gjumin skuadrës së Ivan Juric me ndihmën e shashkave dhe fishekzjarreve. E gjithë kjo zgjati rreth 5 minuta, me shumë lojtarë që u zgjuan gjatë natës, madje disa prej tyre panë të frikësuar jashtë për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Sigurisht që shumëkujt iu prish gjumi, gjë që ishte edhe qëllimi i tifozëve vendas.
Lexo më tej: Video/ Europa League: Roma dhe Eintraht Frankfurt ndalen në fund, Ajax shkërmoq Beshiktashin
Edhe sepse pas atij episodi të parë kishte një bis, këtë herë rreth orës 5.30 të mëngjesit. Përsëri ata, sërish grupi i vogël prej njëzet suedezësh tifozë të Elfsborg, me të njëjtën metodë: shashka e fishekzjarre të hedhura piëkrisht nën dhomat e lojtarëve. Një tjetër raund, një tjetër thirrje zgjimi. Me pak fjalë, ndeshja e sotme nuk nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën e verdhekuqe. Natyrisht, Roma do të kërkojë të hakmerret direkt në fushë, duke arritur fitoren e parë në këtë kompeticion, pas barazimit fillestar ndaj Athletic Bilbaos, por pa bërë relaksin e duhur të natës.
The post Tifozët e Elfsborg lënë Romën pa gjumë: shpërthyen gjatë natës shashka poshtë hotelit appeared first on Lapsi.al.
