Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Dhuratë vetes nuk i bëjnë vetëm futbollistët. Shembullin e Cristiano Ronaldos e Zlatan Ibrahimovic, e ka ndjekur edhe legjenda e basketbollit Michael Jordan, duke i bërë vetes një dhuratë të veçantë. Jo një Ferrari si suedezi, por një tjetër supermakinë. Ish-numri 23 i Chicago Bulls zgjodhi Pininfarina Battista, hiper-GT elektrike me 1,903 HP, vërtetë unike.
Michael Jordan bleu të ashtuquajturën “Targamerica”, e parë për herë të parë gushtin e kaluar në Monterey Car Week. Ishte vetë Jordan që e konfiguroi atë dhe kështu këtu mes sediljeve është ndarja e purove, sistem thithës lagështie dhe ndriçim të ndryshueshëm në varësi të mënyrës së drejtimit. Pasioni i tij për purot, por edhe për supermakinat, është i njohur. Vlera? Më shumë se 3 milionë euro.
The post Supermakina unike e Michael Jordan: Pininfarina Battista me vlerë 3 milionë euro appeared first on Lapsi.al.
