Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Natën e 14 korrikut, Enea Themollari ishte ngritur nga gjumi në mesnatë pas zhurmave që kishte dëgjuar, pa e ditur se disa sekonda më pas do të shpërthente një sasi e madhe tritoli. Themollari ndërroi jetë sot dhe fati i tij i keq ishte se kishte fqinje dy motrat Nikolli, të dyja në një marrëdhënie me të penduarit e drejtësisë, Amarildo Xhanej dhe Nuredin Dumani.
Mosmarrëveshjet me këtë të fundit mendohet se çuan në shpërthimin e tritolit, që i morën jetën Enea Themllarit, 26 vjeç. Gjithsesi kur një nga motrat Nikolli denoncoi Nuredin Dumanin në SPAK, oficerët i thanë “Thjesht ka dashur t’ju trembë”.
Alda Nikolli pati guximin të dalë publikisht në Top Channel ku hodhi dyshime se si policia, ashtu edhe prokuroria është e kompromentuar në rastin e Dumanit. Ajo dha prova se vrasësi me pagesë, aktualisht i penduar i drejtësisë jeton në kushte të privilegjuara, ku nuk mungon edhe komunikimi i tij me jashtë burgut nëpërmjet internetit. “Nuredini është drejtori i burgut” ka rrëfyer Alda Nikolli.
Alda Nikolli tregoi se bëri denoncim, por policia e refuzoi, ndërsa në SPAK i thanë se Dumani ka dashur “vetëm ta trembë”.
“Kam shkuar në SPAK dhe në Policinë e Elbasanit, nuk ka shans të bëj një denoncim ndaj Nuredin Dumanit. Në SPAK më thanë ka dashur të të trembë jo të të vrasë, se di mbase këtë radhë edhe e arrin”, tregoi ajo. (Rrëfimi i plotë në Top Channel)
The post Vrasja e Enea Themollarit/ Në SPAK thanë “Dumani ka dashur t’ju trembë” appeared first on Lapsi.al.
