Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
26-vjeçari Enea Themollari që ndërroi jetë sot në spital ishte viktimë e pafajshme e një sherri mes vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe motrave Nikolli, njëra prej të cilave është në një marrëdhënie me një person tjetër të penduar të drejtësisë.
Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët, pasi u dëmtua nga një sasi tritoli që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli. Themollari ishte një viktimë e pafajshme e sherrit dhe në fund nuk ia doli.
Për sasinë e tritolit që shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ato akuzuan Nuredin Dumanin.
“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”– ishte deklaratat e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan.
Më pas ato publikuan edhe një video që tregonte se Nuredin Dumani jetonte në kushte shumë të mira, falë lidhjeve që kishte në polici dhe në prokurori. Në dhomën e tij, ai kishte palestër dhe një kompjuter të lidhur me internetin.
Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu, krejtësisht i pafajshëm nga kjo histori, ra në gjendje kome dhe ndërroi jetë tre muaj më vonë në spital.
Alda Nikolli deklaroi në SPAK dhe një një intervistë për Top Channel kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.
Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.
The post Vrasja e Enea Themollarit/ Si nisi sherri mes motrave Nikolli dhe Nuredin Dumanit appeared first on Lapsi.al.
