Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia e Pogradecit ka zbardhur aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Një 40-vjeçar u aksidentua për vdekje nga një automjet, ndërsa drejtuesi u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me mjetin e tij. Drejtuesi i automjetit, i arrestuar nga policia është Gentjan Capo, 38 vjeç.
Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”
Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.
The post Aksidentoi 40-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, policia zbulon drejtuesin e mjetit appeared first on Lapsi.al.
