I dënuar me 3.4 vjet burg për trafiκim të emigrantëve, 26-vjeçari ekstradohet nga Austria

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 26-vjeçar nga Bulqiza është ekstraduar sot nga Austria. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të emigrantëve. Në 2022 ai është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, sepse në vitin 2021, u kap në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar 10 emigrantë nga Siria që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe kishin destinacion shtetet e BE-së.

Pas ekstradimit, 26-vjeçari do t’i dorëzohet drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Operacioni “Para drejtësisë”, ekstradohet nga Vjena, një i kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Gjykatës së Elbasanit.

I ekstraduari, i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Austri, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit N. A, 26 vjeç, i lindur në Bulqizë.

Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2022, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, sepse në vitin 2021, u konstatua në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Lizës”, duke transportuar me furgon, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, 10 emigrantë nga Siria që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe kishin destinacion shtetet e BE-së.

Shtetasi N. A, do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.

The post I dënuar me 3.4 vjet burg për trafiκim të emigrantëve, 26-vjeçari ekstradohet nga Austria appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *