Në kërkim për lëndë narkotike, 33-vjeçari arrestohet sapo tenton të hyjë në Shqipëri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 33-vjeçar, në kërkim nga policia e Pukës për kultivim të bimëve narkotike, është kapur teksa tentonte të hynte në Shqipëri. 33-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Dedaj, në njësinë administrative Qelëz.

“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga shërbimet e Komisariatit të  Policisë Pukë, për një shtetas të shpallur në kërkim i cili do të hynte në Shqipëri nga  PPK  Qafë Morinë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Policinë Kufitare, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi 33 vjeç, banues në Pukë.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

The post Në kërkim për lëndë narkotike, 33-vjeçari arrestohet sapo tenton të hyjë në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *