Reshjet e dendura të shiut, shembja e dherave bllokoi për disa orë Bypassin e Vlorës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Reshjet e dendura të shiut ka shkaktuar probleme edhe në Bypassin e Vlorës. Rruga ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave, të cilat kanë ardhur pas reshjeve të një dite më parë. Për shkak të shembjes së dherave është bllokuar qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës për të hapur qarkullimin.

Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit.

The post Reshjet e dendura të shiut, shembja e dherave bllokoi për disa orë Bypassin e Vlorës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *