Cagliari bën surprizën, Juventusi ndalet në Torino

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Juventusi u shtang në shtëpi nga Cagliari, pasi u ndal në barazim 1-1. Bardhezinjtë ishin afër fitores, por u ndëshkuan në fund.

“Zonja e Vjetër” kryesoi për pjesën më të madhe të ndeshjes, pas golit të shënuar nga Dusan Vlahovic në minutën e 15-të me penallti.

Megjithatë një tjetër penallti, ndryshoi rrjedhën e takimit. Në minutën e 88-të, Marin u tregua i saktë nga pika e bardhë, për të vendosur baraspeshën.

Një minutë më vonë, Juventusi mbeti me 10 lojtarë, pasi Conceicao u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim në zonë.

Me këtë barazim, skuadra torineze mban vendin e tretë me 13 pikë, 1 më pak se Interi i vendit të dytë.

The post Cagliari bën surprizën, Juventusi ndalet në Torino appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *