Muçi sërish titullar dhe protagonist te goli, Besiktas ndalet në transfertën e Gaziantep

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ernest Muçi ka luajtur sërish si titullar te Beshiktash. Pas një periudhe të keqe, tashmë duket se ka fituar besimin e trajnerit Van Bronkhorst.

Lojtari i Kombëtares shqiptare ishte protagonist te penalltia e fituar nga Beshiktash. Pikërisht Muçi hodhi topin në zonë në aksionin ku u fitua më pas penalltia që u përkthye në gol.

Beshiktash gjithsesi u ndal me 1 gol nga Gaziantep në fundin e takimit. 1 me 1 përfundoi gjithçka, teksa tashmë Beshiktash mban vendin e tretë me 5 pikë më pak se Gallatasarai.

The post Muçi sërish titullar dhe protagonist te goli, Besiktas ndalet në transfertën e Gaziantep appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *