“Penallti vetëm në balet, jo në futboll”, Shkëmbi shpërthen ndaj VAR: flasin trajnerët protagonistë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Humbja e parë në kampionat nuk është përjetuar mirë nga Bledi Shkëmbi, që ka parë Tiranën e tij të dorëzohet 3-1 në Durrës përballë Teutës. Dy penallti në fakt kanë vendosur fatin e ndeshjes në Niko Dovana dhe tekniku korçar nuk është përmbajtur pas ndeshjes: Mendoj se nuk është penallti? Nuk mendoj, se jam i sigurt, se kemi edhe ne televizorë siç ka VAR-i – insistoi Shkëmbi -. Është vendim i tyre, ata janë shefat për këtë punë. Nuk thashë gjë të keqe për VAR-in e arbitrin. Por siç dola unë jashtë, pashë në TV, pashë që lojtari mbrojtës që largon topin dhe e prek. Nuk është penallti në lojën e futbollit, pastaj në ndonjë lojë tjetër, baleti, mund të jetë”, tha Shkëmbi pas ndeshjes.

Martini, tekniku i Teutës, në anën tjetër i gëzohet rezultatit por jo performancës: “Rezultati më i mirë, nuk është ndeshja më e mirë e Teutës. Kur fiton 3 pikë je i kënaqur, goli na shpërqendroi pak. Në pjesën e dytë lëvizëm diçka. Futëm Torraj për të qenë më të rrezikshëm në topat që do ktheheshim. Jam i kënaqur me djemtë dhe fitoren, sot ishim pragmatistë, pavarësisht se te goli i pësuar duhet të ishim më të kujdesshëm”.

BRDARIC E BORDIN KUNDËRSHTARË NË “GJYKIM”

“Për opinionin tim ishim ekipi më i mirë dhe e meritonim fitoren. Vetëm topi nuk kaloi rrjetën. Nga njëra anë kemi fituar 1 pikë, nga ana tjetër kemi humb 2 pikë”. Tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdaric, pas 0-0 me Elbasanin mendon se skuadra e tij ishte ajo më e mira në fushë. Gjermani, sidoqoftë nuk është i shqetësuar nga humbja e kreut dhe është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion: “Ne kemi zëvendësime, djem të rinj që duhet të presin për momentin të luajnë. Duam të jemi sa më të mirë në çdo merkato. Nuk e kam mendjen çfarë do ndodhë në merkato, jam i lumtur me çfarë kam. Mendoj si të fitoj ndeshjet në javët në vijim”.

Lexo më tejVideo/ Teuta dënon Shkëmbin me humbjen e parë: dorëzohet Tirana, asgjësohen me shtylla Vllaznia e Elbasani

Tekniku i Elbasanit Bordin ka tjetër mendim dhe beson se verdheblutë nuk morën asgjë të pamerituar: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, përballë një kundërshtari shumë të fortë dhe ne u treguan shumë të zotë që nuk pësuam gol sot. Luajtëm mirë, është e vërtetë që loja ishte me fraksione. Mund të pësonim gol, por edhe mund të shënonim në disa fraksione të ndeshjes – tha italiani që shtoi -. Duhet ti prisnim, ashtu siç kemi bërë në ndeshjet e fundit, disa rinisje u bënë mirë, disa jo. Duhet të komplimentoj djemtë, sepse kanë ditur të vuajnë dhe në fund mendoj se e kemi merituar barazimin”.

The post “Penallti vetëm në balet, jo në futboll”, Shkëmbi shpërthen ndaj VAR: flasin trajnerët protagonistë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *