Fonseca i tërbuar me arbitrin e lojtarët e tij: “Ky është cirk. I godet Pulisic, nuk e kuptoj çfarë dreqin bënë”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Fiorentina mposhti Milan 2-1 për të mbyllur javën e shtatë të Serie A. Në Franchi, në fund të një ndeshjeje ku ndodhi gjithçka, skuadra Viola solli në shtëpi tre pikët falë golave të ish-lojtarit të kuqezinjve Adli dhe Gudmundsson. Një gol tjetër nga Pulisic nuk i mjaftoi Djallit të teknikut Fonseca për të shmangur humbjen e dytë jashtë fushe në kampionat. Në mes pati tre penallti të humbura: fillimisht Maignan hipnotizoi Kean, më pas De Gea ishte super ndaj Hernandez në pjesën e parë dhe Abraham në pjesën e dytë.

“Nuk dua të them asgjë për penalltitë. Unë e dua futbollin, nuk dua të kontribuoj në këtë cirk. Tani edhe kontakti më i vogël është një penallti: futbolli nuk është i tillë”. Fonseca është i tërbuar pas humbjes së Milan në Firence. “Deri më sot kemi bërë mirë, ishte një problem i agresivitetit në mbrojtje – tha trajneri i kuqezinjve për Dazn – Kur humbasim dy penallti dhe pësojmë gola të tillë, është e vështirë të fitosh, edhe pse krijon shumë mundësi”.

Lexo më tej: Video/ Juventus e katranos në fund: në avantazh me Vlahovic, Douglas Luiz i dhuron një penallti Cagliari

FONSECA: “I GODET PULISIC, NUK E DI PSE NDRYSHUAN MENDJE”

E pastaj vëmendja shkon gjithnjë te penalltitë e humbura dhe situata që u krijua kur Pulisic nuk u lejua të godiste penalltinë, që më pas u humb: “Goditësi i penalltive është Pulisic, nuk e di pse lojtarët ndryshuan mendje. Jam i inatosur. Fola me të dhe i thashë që të mos ndodhë më”, tha ai në konferencën për shtyp. “Nuk më pëlqen të flas për arbitrimin, por ky nuk është futboll. Futbolli përbëhet nga kontakte dhe një prekje nuk mund të mjaftojë për të dhënë një penallti. Mjafton një prekje e thjeshtë, e pamë edhe këtë fundjavë. E pastaj bëhemi të gjithë nervozë dhe bëhet problem. Ky është futbolli, jo cirku dhe nuk po flas vetëm për penalltinë e dhënë ndaj nesh, por edhe ato që na jepen… Sa penallti shohim në Serie A?”.

The post Fonseca i tërbuar me arbitrin e lojtarët e tij: “Ky është cirk. I godet Pulisic, nuk e kuptoj çfarë dreqin bënë” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *