Frikë për trazira? Edhe Avokati i Popullit zbret me ekipe në terren

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Avokati i Popullit njofton se sot do të ketë pesë grupë pune në terren teksa opozita proteston pasditen e kësaj të hëne.

Po ashtu një tjetër grup pune do të ndjekë raportimet e mediave përgjatë orëve që do të zhvillohet tubimi i opozitës, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar 4 orë leje nga policia.

Gjithashtu, katër grupe monitorimi, pas protestës, do të jenë prezent në komisariatet e policisë për të siguruar mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të qytetarëve që mund të ndalohen apo shoqërohen gjatë protestës.

Lexo më tej: Berisha ngre stekën, i jep mesazh Ramës para protestës 

Mes të tjerash, Avokati i Popullit u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë paqësisht dhe të distancohen nga dhuna.

The post Frikë për trazira? Edhe Avokati i Popullit zbret me ekipe në terren appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *