Protestuesit mblidhen në selinë e PD-së, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Opozita proteston sot në orën 18.00 para Kryeministrisë, një tubim i paralajmëruar të jetë ndryshe nga herët e kaluara. Lidershipi i opozitës ka deklaruar se sot nis mosbindja civile.

PD dhe partitë e saj aleate thirrën protestën kombëtare pas burgosjes së Ervin Salianjit. Opozita e konsideron drejtësinë të politizuar, ndërsa një nga kërkesat e forta të tyre mbetet qeveria teknike e cila do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Në këto momente mbështetësit e PD janë mbledhur në oborrin e selisë blu dhe më pas pritet që ata të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Protesta e sotme nuk pritet të ketë fjalime, ndërsa skenari më i përfolur është ai i bllokimit të akseve rrugore dhe kryeqëzimeve më të rëndësishme të Tiranës.

Ora 17:48
Mbështetës të opozitës janë mbledhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, në pritje të marshimit drejt godinës së Kryeministrisë

Ora17:30
Forcat e Policisë kanë rrethuar godinat kryesore qeveritare, por edhe selinë e Parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës. Në zonat pas godinës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme janë pozicionuar efektivë të trupave të FNSH si dhe autobotet me ujë. Gjithashtu në oborrin e Parlamentit janë stacionuar forca të shumta policore.

The post Protestuesit mblidhen në selinë e PD-së, pritet marshimi drejt Kryeministrisë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *