Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Claudio Lotito dhe Lazio ndihmojnë një gjashtëdhjetë vjeçar, me familje, që nuk mund të ecë përpara. Një histori e keqe që mund të ketë një fund të lumtur falë ndërhyrjes së gruas së presidentit bardhekaltër, siç raportohet nga Il Messaggero. Marios, një emër i shpikur, ditët e fundit i kishte rënë të fikët në rrugët e Romës. I ndihmuar nga oficerët e policisë lokale, ai i tregoi atyre historinë e tij.
Pasi humbi punën dhe ishte mbytur nga faturat, ai kishte shkuar në kërkim të diçkaje për të ngrënë, për të gjetur një punë dhe për të çuar përpara shtëpinë dhe djalin e tij 12-vjeçar: “Kisha tre ditë që nuk haja, kishin mbaruar kursimet, çfarëdo që munda të fitoja e kisha për familjen. Pija vetëm ujë, tentova edhe të shtrohesh në spital për të ngrënë një vakt, por analizat dilnin mirë dhe më larguan. E dija që herët a vonë nuk do t’ia dilja, por vazhdova, deri në rraskapitje, duke trokitur në dyqane ushqimore, furra buke, pastrime kimike, bare, për të pyetur nëse kishin nevojë për ndihmë me dërgesat”.
“Në shkurt më pushuan – tha Mario –, rinovoja apartamentet, më thanë se “në fund të fundit kam një farë moshe”. Unë kurrë nuk u dorëzova, por askush nuk i jep punë një gjashtëdhjetë vjeçari”. Ai gjithashtu trokiti edhe në agjensitë funerale “për të bërë punëtorin që mban arkivolet mbi supe. A e di çfarë më thanë? “Kërkojmë njerëz të rinj dhe në formë…”.
Lexo më tej: Presidentin e Lazios e zë gjumi në Senat kur flitej për të ardhmen e futbollit: Lotito zgjohet nga De Laurentiis
Policët pastaj organizuan një koleksion ushqimesh mes kolegëve të tyre në Via del Falco dhe historia arriti në gazetën romane, ku u lexua nga Cristina Mezzaroma, presidente e Fondacionit S.S. Lazio 1900, gruaja e Presidentit Lotito. Vetë Mezzaroma mori detajet e kontaktit të Marios për t’i ofruar atij një punë. “Më duhet ta metabolizoj akoma, nuk e besoj, është një gjë e madhe, janë njerëz të një niveli të caktuar… dhe e dinë për mua? Duan madje të më ndihmojnë? Nesër kam intervistën (sot, red.)”. Momente emocioni për Marion që si baba i familjes bën shaka duke thënë një nga gjërat më normale në botë, edhe pse ndonjëherë obsesioni pas futbollit na bën ta harrojmë: “Për familjen unë jam i gatshëm të bëj çdo gjë, madje edhe të ndryshoj skuadër padyshim, sepse unë mbështes Juventus…”.
The post I ra të fikët nga uria, Lotito i ofron një punë: “Për familjen ndryshoj edhe skuadër” appeared first on Lapsi.al.
