Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Drejtori i UKT Elton Kacidhja është thirrur në prokurorinë e posaçme SPAK.
Emri i tij del në dosjen e 5D si lidhje e ngushtë e dy ish-drejtorëve Redi Molla dhe Mariglen Qato. Mësohet se, atij i është kërkuar që të paraqitet në SPAK me qëllim që t’i merren deklarimet në lidhje me hetimet që po bëhen në bashki.

Kacidhja është denoncuar disa herë nga Partia Demokratike, që ka kërkuar arrestimin e tij. Sipas PD, Elton Kacidhja drejtori i UKT i ka dhënë tenderin e matësave të ujit Klodian Zotos.
The post Dosja 5D/ Drejtori i UKT, Elton Kacidhja mbi 3 orë në SPAK appeared first on Lapsi.al.
