Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Para pak çastesh, zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi se “seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit” – thuhet në njoftim.
Nuk jepen më shumë detaje, por besohet se shkak është vizita e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan ndërsa në krahun tjetër opozita ka paralajmëruar mosbindje civile në Kuvend, selia e të cilit ndodhet në afërsi të xhamisë së Namasgjasë. ©LAPSI.al
The post LAJM I FUNDIT/ Anulohet seanca e Kuvendit e së enjtes appeared first on Lapsi.al.
