Ndryshime të rëndësishme në prag të Çekisë te Kombëtarja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Lajmi i keq që erdhi mesditën e kësaj të mërkure ishte se Myrto Uzuni u largua nga kombëtarja shqiptare, ndërsa në vend të tij është thirrur Indrit Tuci.

Kuqezinjtë vazhdojnë të humbasin lojtarë për dy ndeshjet e muajit tetor për shkak dëmtimi. Dhe lajmin e ka bërë publike vetë Federata, e cila njoftoi se sulmuesi Myrto Uzuni është larguat nga grumbullimi pasi është i dëmtuar.

Siç shkruhet në komunikatë, lojtari ka ardhur i dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve të kryera, është konstatuar se nuk mund të rikuperohet për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, ndaj do të kthehet në Spanjë.

Në vend të tij, gati është Indrit Tuci, të cilin Silvinjo e ka takuar vetë dhe në Çeki ndërsa tani i jep besimin për të qenë pjesë e skuadrës.

The post Ndryshime të rëndësishme në prag të Çekisë te Kombëtarja appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *