Plagosi me thikë dy vëllezër në Sarandë, shpallet në kërkim 28-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

– Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim në Sarandë. Mësohet se i riu gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, thikë dy vëllezër dhe më pas është arratisur. Gjithashtu dy vëllezërit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin M. B., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 08.10.2024, pas mesnate, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasit E. V., 37 vjeç dhe E. V., 34 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit.

The post Plagosi me thikë dy vëllezër në Sarandë, shpallet në kërkim 28-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *