Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia e Shtetit nesër do të jetë e fokusuar te siguria e vizitës së Erdogan, prandaj Kuvendi ka anuluar seancën e nesërme. Rama i trembet trazirave pranë parlamentit, që mund të cënojnë ndoshta edhe perimetrin e sigurisë pranë Xhamisë ku do të mbërrijnë Erdogan.
NJOFTIM I KUVENDIT
Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anulluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit.
(Bashkangjitur Urdhër nr. 71, datë 09.10.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.)
Faleminderit!
The post Rama i trembet trazirave, anulohet seanca e nesërme e Kuvendit appeared first on Lapsi.al.
