Ervis Berberi mbetet në burg, Apeli i refuzon kërkesën për t’u liruar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Apeli i Posaçëm rrëzoi sërish kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi për ndryshim të masës së sigurisë.

Berberi kërkoi masë më të lehtë se ajo e “arrestit në burg”, kërkesë e cila nuk u mor parasysh nga gjyqtarja Saida Dollani.

Ish-kreu i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 16 mars të këtij viti. Bashkë me të në pranga u vendos edhe Valter Begaj edhe Ervis Lami.

Ky i fundit u la i lirë pak kohë më parë nga shkalla e parë, por Apeli i Posaçëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit të GJKKO nga Prokuroria e Posaçme.

Nga hetimet e organit të akuzës rezultoi se Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Eficencën e Energjisë por edhe në krye të ARRSH dha gjashtë tendera për kompaninë e ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

Dy biznesmenët Lami dhe Begaj dyshohet se në bashkëpunim me Berberin kanë bërë shitje fiktive të kompanisë së ish-kreut të ARRSH dhe veprime të tjera fiktive duke bërë të mundur fshehjen e veprës penale të korrupsionit.

Hetimi i SPAK tregon se përfitim ka qenë rreth 2.2 milionë euro që u investuan nga kompania “DAAM” sh.p.k, në pasuri të paluajtshme.

The post Ervis Berberi mbetet në burg, Apeli i refuzon kërkesën për t’u liruar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *