Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një magazinë e madhe me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa është zbuluar në Tiranë. Magazina është zbuluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet.
Sipas raportimeve, operacioni vijon prej mbrëmjes së kaluar, teksa pritet të zbulohen detaje të tjera në orët në vijim dhe nëse ka persona të arrestuar. E gjithë policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe lënde narkotike.
The post Operacion antidrógë në kryeqytet/ Zbulohet magazina me lëndë narkotike në Selitë appeared first on Lapsi.al.
