Rama zbulon kush do e drejtojë Xhaminë e Namazgjasë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, tha se kujdestari i Xhamisë do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

“Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë falënderoi presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke cilësuar si mik të çmuar për shqiptarët.

Teksa kujtoi edhe njëherë vështirësitë deri në ndërtimin e kësaj xhamie, kreu i qeverisë shprehet se tashmë kjo faltore i jep domethënien katrorit të 4 objekteve fetare të kryeqytetit, duke harruar që në fakt, Shqipëria ka 5 fe zyrtare.

“10 vite më parë, kur fillesën e kësaj pune e kisha quajtur Çlirimi i Namazgjasë. Nuk e harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për të pastruar truallin e Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari dhe nevojës së besimtarëve për ta patur dhe ata tempullin e tyre njësoj si bashkëkombasit e tyre katolikë e ortodoksë.

Ka qenë për mua çështje nderi që xhamia e madhe të hynte si një objekt i munguar kulti ku tempujt dëshmojnë lirinë fetare ndërsa njerëzit bashkëjetojnë jo në harmoni, por në vëllazëri, siç e tha dhe Papa Francesku gjatë vizitës së tij. Sot pas 10 vitesh, xhamia e madhe hyn në sofrën e vëllazërisë si ilustrim i shumëçkaje të lidhur me besimin.

Edhe kjo xhami i jep domethënien katrorit të 4 faltoreve të kryeqytetit duke e përmbushur skicën e këtij flamuri shpirtëror. Si çdo faltore ku gjen paqe çdo shqiptar, kjo xhami është tashmi një vend i shenjtë. Le të hyjmë me këmbë të mbarë dhe Paqja e Zotit qoftë mbi të”, tha Rama.

The post Rama zbulon kush do e drejtojë Xhaminë e Namazgjasë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *