Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Pas humbjes 2-0 ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve, fantazisti i Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur për situatën e ekipit në një intervistë për Tv Klan. Ai shprehu pritshmëritë për ndeshjen, duke e ditur se Çekia do të ishte agresive nga fillimi, dhe theksoi rëndësinë e përgatitjes për sfidën e ardhshme ndaj Gjeorgjisë, ku skuadra synon të arrijë një rezultat pozitiv.
“E dinim që do të niste agresive. Pësuam gol shumë shpejt dhe pavarësisht disa rasteve që kishim me mua dhe Asanin, duhet të shohim përpara,” tha Bajrami.
Ai e përmendi se Gjeorgjia humbi ndeshjen e saj dhe se Shqipëria është akoma në garë për kualifikim.
“Na bënë shumë presion, por ishim në disa raste të mira. Pas dy ditësh kemi ndeshjen tjetër dhe duam të realizojmë atë që nuk arritëm sot,” theksoi ai.
Bajrami komentoi gjithashtu stilin e lojës së Çekisë: “Nuk bënë ndonjë gjë më shumë se ne, thjesht shfrytëzuan topa të gjatë për të shënuar.”
Në lidhje me rolin e tij në ekip, ai theksoi: “Unë preferoj të luaj si numër 10, sepse ky rol i mungoi Dakut. Megjithatë, jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion dhe jap maksimumin kudo që të jem.”
The post Bajrami: “Preferoj të luaj si numër 10, jemi ende në garë” appeared first on Lapsi.al.
