Berisha: Do të pres me gërshërë të forta lidhjet e pushtetit me krimin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sali Berisha ka deklaruar se beteja pa kthim e opozitës është një betejë e historisë.

Lideri i opozitës është shprehur se opozita ka ngritur në këmbë një gjeneratë që ka marrë përsipër të përmbysë diktaturën dhe regjimin.

Më tej ai është zotuar se me ardhjen e tij në pushtet do të rrisë pensionet dhe rrogat dhe do të presë me gërshërë të forta lidhjet e pushtetit me krimin.

“Beteja jonë pa kthim është betejë e historisë. Është betejë në të cilën një gjeneratë e ngritur në këmbë merr përsipër të përmbysë diktaturën e bazuar në krimin dhe drogën, të përmbysë regjimin e iragnizatave kriminale shtetëtore në qeveri, parlament, narkopolici, narkodrejtësi dhe institucione të tjera.

Jam këtu për tu zotuar për të prerë me gërshërë të forta lidhjet e pushtetit me krimin, për të luftuar me zero tolerancë trafiqet dhe drogën që po shkatërrojnë këtë vend”, tha Berisha./

The post Berisha: Do të pres me gërshërë të forta lidhjet e pushtetit me krimin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *