Daku, nga i harruar në shpresën e madhe: Sylvinho nuk heq dorë nga Hysaj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Për ndeshjen e sotme kundër Republikës Çeke, trajneri Sylvinho pritet të përdorë skemën 4-2-3-1. Thomas Strakosha do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Elseid Hysaj në të djathtë, Mario Mitaj në të majtë, dhe qendra e mbrojtjes do të mbulohet nga Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli.

Në mesfushë do të luajnë Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani, i cili është rikuperuar pas një dëmtimi të lehtë. Përpara tyre, Qazim Laçi do të ketë rolin e organizatorit. Në sulm, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani do të veprojnë nga krahët, ndërsa në qendër do të jetë Mirlind Daku, i cili ka treguar formë të mirë së fundmi.

Mirlind Daku kthehet kështu në protagonistin, né të cilin tekniku brazilian dhe e gjithé Kombëtarja kané kthyer sytë. Ajo që të habit është insistimi e Sylvinho për te besuar te Hysaj, pavarésisht se ai nuk luan dhe konsiderohet jashtë skuadre te Lazio, prej muajsh. Kombëtarja shqiptare synon një rezultat pozitiv për të forcuar pozitat në grup pas humbjes me Gjeorgjinë.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Portier: Strakosha
Mbrojtés: Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj
Mesfushorë: Asllani, Ramadani, Laçi
Sulmues: Asani, Daku, Bajrami

The post Daku, nga i harruar në shpresën e madhe: Sylvinho nuk heq dorë nga Hysaj appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *