Nëna e Aleksandër Sadikajt: Kemi dërguar në polici emrat e autorëve dhe porositësve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nëna e Aleksandër Sadikajt, Silvana Kalemi, thotë se i ka dhënë policisë emrat e autorëve apo porositësve të të dyja vrasjeve, të djalit të saj dhe të vrasjes së para disa javëve në Memaliaj. Ajo tha për mediat se kanë qenë 3 ose 4 persona me makinë me xhama të errët, është hapur xhami dhe kanë qëlluar dhe janë parë nga larg. Sipas saj, Policia e Shtetit është në dijeni.

“Sot do t’ju drejtohjem si nëna e Aleksandër Sadikaj dhe motra e Shyqyri Kalemit. Ne jemi të pafuqishëm që të ndryshojmë atë që ndodhi, por ne kemi besim tek drejtësia e shtetit shqiptar, në mënyrë që institucionet kompetente të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij akti të rëndë. Ne i kemi dërguar me emra në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Kemi besim tek policia e shtetit dhe drehjtësia do të vihet në vend. Kanë qenë 3 ose 4 persona me makinë me xhama të errët është hapur xhami dhe kanë qëlluar dhe janë parë nga larg, Policia e Shtetit është në dijeni. I kemi raportuar të gjitha kush janë dhe nga janë. Unë e kam bërë publike dhe e bëjë dhe tani Ledjon Hallushaj me shoqërinë e tij është autori i vrasjes së djalit tim”, tha ajo.

The post Nëna e Aleksandër Sadikajt: Kemi dërguar në polici emrat e autorëve dhe porositësve appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *