Po transportonin mbi 300 bimë marihuanë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle. Mësohet se shqiptarët po transportonin mbi 300 bimë marihuanë.

Shqiptarët e moshësh 36 dhe 39 vjeç, u arrestuan në Teruel dhe gjatë një kontrolli policor, u evidentua se njëri prej tyre, shoferi, mbante dokumentacion të rremë personal dhe i ishte ndaluar hyrja në zonën Shengen. Po ashtu në makinë kishin mbi 300 bimë marihuanë.

Pas ndalimit, automjeti dhe pasagjerët janë hetuar. Në bazë të fakteve, këta dy persona u arrestuan si autorë të dyshuar të veprës penale kundër shëndetit publik dhe një tjetër i falsifikimit të dokumenteve, si dhe u sekuestruan bimët e marihuanës.

Krimi kundër shëndetit publik mund të çojë në dënim me burg nga një deri në tre vjet. Nga ana e tij, krimi i falsifikimit të dokumenteve mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë.

The post Po transportonin mbi 300 bimë marihuanë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *