Trazirat në protestën kombëtare të opozitës, Gjykata e Tiranës lë në burg Sokol Bushkolajn

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, të arrestuar pas protestës kombëtare të opozitës më 7 tetor. Prokuroria kërkoi arrest në burg pasi se protestuesi kishte thyer edhe masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës. Bushkolaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Lidhur me protestën po ashtu u ndalua nga policia edhe 47-vjeçari, Gentian Tuga për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Pesë persona të tjerë mes tyre një i mitur janë procedur penalisht për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”. Gjithashtu u ndoqën penalisht edhe zyrtarët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

The post Trazirat në protestën kombëtare të opozitës, Gjykata e Tiranës lë në burg Sokol Bushkolajn appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *