Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Jan Bořil, futbollisti i kombëtares së Çekisë, tha pas suksesit 2-0 ndaj Shqipërisë në Nations League, se rezultati nuk i thotë të gjitha. Sipas tij, përballë ishte një kundërshtar i fortë dhe fitorja erdhi vetëm pasi skuadra u përgatit mirë.
“Ne mundëm një kundërshtar të fortë! E dinim se ata kishin lojtarë të zotë nga krahët, të rrezikshëm dhe të shpejtë. Por sot nuk u lejuam asgjë! Pamë videot dhe u përgatitëm mirë. Shqipëria pati vetëm një goditje në portë!”- tha ai.
The post Lojtari i Çekisë: Rezultati nuk i thotë të gjitha, Shqipëria “kockë” e fortë appeared first on www.lexo.al.
