Shisnin drogë në zonën e Kamzës, arrestohen tre të rinjtë, mes tyre edhe një i mitur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tre të rinj janë vënë në pranga ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi 2 prej tyre dyshohen si autorë për shitje lëndësh narkotike ndërsa tjetri ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Policia bën me dije se ka sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Të arrestuarit janë të moshës 18 dhe 17 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik të 17-vjeçarit dhe 18-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ata pasi siguronin lëndë narkotike konabis, e shisnin në doza, në zonën e Kamzës.

The post Shisnin drogë në zonën e Kamzës, arrestohen tre të rinjtë, mes tyre edhe një i mitur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *