Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Jannik Sinner e di që nuk do të jetë e lehtë të fitojë Masters 1000 në Shanghai. Gjithsesi 23-vjeçari nga Sesto Pusteria mund të ndjehet i kënaqur për arritjen e finales së tij të tetë në një garë të tillë. Ai mundi Tomas Machac me 6-4 7-5 dhe tani pret fituesin e ndeshjes mes Novak Djokovic dhe Taylor Fritz. Megjithatë ndihet i sigurt se do ta përfundojë vitin 2024 si numri 1 në renditjen ATP.
Sinner ka mposhtur çekun Machac dhe pret në finale fituesin e ndeshjes mes Djokovic dhe Fritz.
“Ka qenë shumë e vështirë. Jam përpjekur të mbetem brenda kufijve të shërbimit dhe të gjej një zgjidhje në përgjigje, siç ndodhi në setin e fundit. Çdo ditë është ndryshe, kështu që nesër do të përpiqem të jap maksimumin tim. Mundohem të luaj çdo ndeshje sa më të mirë dhe të ofroj zgjidhjet e duhura”, tha Sinner pas ndeshjes në Shanghai.
Për Jannek kënaqësia e madhe do të jetë përfundimi i sezonit 2024 si numri 1 i renditjes botërore. Kështu ai bëhet zyrtarisht i pakapshëm për Carlos Alcaraz dhe Aleksander Zverev, që e ndjekin.
“Të përfundoj si numri 1 ka qenë gjithmonë objektivi, është fantastike. Nesër do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për mua dhe do të përpiqem të jap më të mirën. Po e jetoj këtë moment sa më mirë që të mundem, si për vete ashtu edhe me ata që më rrethojnë. Jam i kënaqur që edhe familja ime po e shijon ecurinë time”, përfundoi italiani.
Sinner u gjet me doping e u shfajësua, tërbohet Kyrgios: “Të skualifikohet 2 vjet”
The post Sinner në finale të Masters 1000 në Shanghai: “Të përfundoj vitin 2024 si numri 1 është fantastike” appeared first on Lapsi.al.
