Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Humbja ndaj Republikës Çeke, ka shkaktuar shqetësim në ambientin rreth Kombëtares. Në reagimin e tij, legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta, nuk e ka pritur aspak mirë situatën. Ai ka kritikuar sjelljen e trajnerit Sylvinho dhe të lojtarëve. Sipas tij, ata ndryshe nga ç’pritej, nuk u shfaqën të shqetësuar pas humbjes. Në rrjetet sociale, Kushta theksoi se kjo humbje na kthen dy hapa mbrapa.
Sokol Kushta, reagimi në rrjetet sociale:
“Ne kete ndeshje bem dy hapa mbrapa, nje ne loje, dhe e dyta ne mendim pas loje.E para qe lozem dobet dhe duhet të rivijn aty ku e nisem.E dyta qe me shqeteson qe ne intervista lojtarët dhe trajneri nuk ndihen fajtor,por vazhdojnë me justifikime.sa me shpejt te rikthejnë ekipin aty ku e meritojnë tifozët kudo qe janë”.
Video/ Dygolëshi i Chory fundos Shqipërinë në Epet Arena: vendi i parë një mirazh
Sylvinho: Çekia dukej sikur luante kundër Brazilit, na shikonin si ekip të fortë
The post Sokol Kushta i shqetësuar: “Lojë e dobët dhe justifikime, ndaj Çekisë bëmë dy hapa pas” appeared first on Lapsi.al.
