Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 59-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur një ditë pasi tentoi të plagoste me mjet prerës një 26-vjeçar.
Policia bën me dije se pasi është identifikuar autori, është bërë lokalizimi dhe më pas arrestimi i tij.
Gjithashtu e ka pësuar edhe një mjek pasi në spitalin ku ka marr mjekim 26-vjeçari, nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit. Për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.
The post Tentoi të vriste me mjet prerës një 26-vjeçar/ Arrestohet 59-vjeçari në Elbasan appeared first on Lapsi.al.
