Video / Liga e Kombeve: Fitorja e dytë radhazi për Kosovën, ndaj Lituanisë vendosin Zhegrova dhe Krasniqi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Përfundoi me fitore 1-2 për Kosovën transferta ndaj Lituanisë në takimin e vlefshëm për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për Kosovën. Ndaj Lituanisë, për Dardanët vendosën golat e Edon Zhegrovës dhe Ermal Krasniqit.

Sfida filloi me ritëm të shpejtë, ku të dyja skuadrat kërkuan të rrezikojnë portën e kundërshtarit.Rastin i parë serioz erdhi për Kosovën në minutën e 11-të. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, topi përfundoi te Rashica, i cili nuk u koordinua si duhet.

Pas disa minutash, miqtë arritën të shënonjë në minutën e 20′. Edon Zhegrova shfrytëzoi një asist të Muslijës për të dërguar topin në rrjetë me një gjuajtje të bukur. Pas këtij goli, Kosova u tërhoq në mbrojtje, duke rrezikuar që të krijonte hapësira për Lituaninë. Lituanezët menduan se barazuan në minutën e 33′ me Gineitis, por goli u anulua. Shkak u bë një pozicion i parregullt i konfirmuar nga VAR.

Fitorja u sigurua nga goli i Kransiqit në minutën e 65-të, i cili shënoi golin e tij të parë me përfaqësuesen. Ndërkohë një dalje e gabuar e portierit Saipi i dha mundësinë Lituanisë të ngushtonte rezultatin. Por pavarësisht golit lituanez që erdhi në minutën e 84′, takimi u mbyll me fitoren e Kosovës.

Kështu Kosova mori 3 pikë të rëndësishme që e mbajnë në vendin e dytë të grupit të dytë në League C, me 6 pikë. Ndeshja e radhës do të jetë përballë Qipros. Nga ana tjetër Lituania, që qëndron e fundit me 0 pikë, do të ndeshet me Rumaninë.

Video/ Kosova shpërthen pa “rebelët”: Muriqi dygolësh, Dardanët poker Qipros

The post Video / Liga e Kombeve: Fitorja e dytë radhazi për Kosovën, ndaj Lituanisë vendosin Zhegrova dhe Krasniqi appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *