Vrasja e Egli Progës, Gjykata e Korçës rikthen në burg pas dy muajsh 3 dëshmitarët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë duke rikthyer në burg tre personat të cilët ishin të pranishëm kur u vra Egli Proga. Ata akuzohen se penguan zbardhjen e së vërtetës. Sipas burimeve zyrtare policore, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e 40-vjeçarit, Voltan Shkulaku, 55-vjeçarit Arjan Manellari dhe 47-vjeçarit, Leonidha Guçe.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën shtetasi E. P., 42 vjeç. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

The post Vrasja e Egli Progës, Gjykata e Korçës rikthen në burg pas dy muajsh 3 dëshmitarët appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *