Digjet ish-fusha e grumbullimit të plehrave në Lushnjë, në kërkim zjarrvënësi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një zjarr ka përfshirë ish-fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Lushnjë.

Zjarri i ka dalë nga kontrolli një fermeri i cili po digjte mbeturina në tokën bujqësore është përhapur me shpejtësi nga era e fortë.

Përmasat e zjarrit u rritën frikshëm duke mbuluar të gjithë ish-fushën e mbetjeve urbane të qytetit e cila është ngjitur me banesat në lagjen 18 tetori.

Tymi dhe smogu mbuluan gjithë zonën përreth, ndërkohë që 4 ekipet e zjarrfikëseve të bashkisë Lushnje si dhe efektivë të policisë së shtetit të ndihmuar edhe nga banorët me mjete rrethanore nuk kanë lejuar flakët të përfshijnë banesat.

Momentalisht zjarrfikësit e kanë vënë nën kontroll zonën e përfshirë nga flakët dhe nuk ka rrezik për banesat. Uniformat blu kanë identifikuar autorin e zjarrvënies dhe janë në kërkim të tij.

gijotina.com/

The post Digjet ish-fusha e grumbullimit të plehrave në Lushnjë, në kërkim zjarrvënësi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: