Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Prej ditësh në media qarkullojnë zëra për një divorc të mundshëm mes Klea Hutës dhe Eglit Dodës. Thashethemet flasin për një tradhti të mundshme nga ana e Elgit Dodës, i cili mendohet se ka nisur një lidhje të re dashurie me një vajzë nga Lushnja.
Prej kohësh, Klea dhe Elgiti nuk janë parë më bashkë, as në evente publike, as në rrjetet sociale, gjë që ka shtuar dyshimet se diçka nuk po shkon mirë mes tyre. Megjithatë, një postim i fundit i saj në “Instagram” ka ngritur sërish dyshime. Klea ka ndarë në “Instastory” një pjesë teksti nga një këngë me fjalë plot ndjenjë, që shumë e kanë interpretuar si një mesazh i koduar për Elgitin.
Në vargjet që ajo ka publikuar thuhet: “Do të mungojnë buzët e mia, si buzë greminë, ku qëndroje. Do të mungojnë duart e mia, ku trupin tënd lëshoje.”
Ende nuk ka pasur asnjë reagim publik prej palëve, ndërsa disa ditë më parë, Klea u sigurua që nga fotot e postuara në rrjete sociale, të dallohej shumë mirë unaza e martesës në gisht. m.p.
