Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Në komunat e Maqedonisë së Veriut ku u zhvillua balotazhi këtë të diel kanë dalë rezultatet e para. Me 82,91% të votave të numëruara në Tetovë, Bilall Kasami i koalicionit VLEN, prin ndaj kandidatit të AKI-së me gati 4 000 vota më shumë.
Në qytetin e Strugës, pas përpunimit të 85,15% të vendvotimeve, rezulton se kandidati AKI-së, Arsim Dalipi ka siguruar 10 141 vota, ndërsa kandidati i pavarur Mendi Qyra, ka marrë 10 206 vota.
Kjo tregon një diferencë shumë të vogël në favor të Mendi Qyrës, duke shënuar një avantazh të rëndësishëm për të në këtë fazë të procesit zgjedhor.
Në qytetin e Kërçovës, pas përpunimit të 56.30 % të vendvotimeve, rezulton se kandidati i BDI, Fatmir Dehari, ka siguruar 5.932 vota, ndërsa kandidati i VMRO‑DPMNE, Aleksandar Jovanovski, ka marrë 7.556 vota.
Kjo tregon një diferencë prej 1.624 votash në favor të Jovanovskit. Kandidatatë janë në pritje të përfundimit të numërimit dhe shpalljes së rezultateve të plota. /LAPSI.al
The post LAJM I FUNDIT/ Kush po i fiton komunat shqiptare në Maqedoninë e Veriut appeared first on Lapsi.al.
